MENU
klinika

Shkon në 33 numri i viktimave

Ndërron jetë tek Infektivi një tjetër pacient me koronavirus

26.05.2020 - 10:43

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 33 numrin total të viktimave.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se viktima është pacienti 69-vjeçar nga Tirana S. K., i cili ndodhej në terapi intensive tek Infektivi.

kolana e librave

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19”, tha MSH.