MENU
klinika

Zico: Mund të pësonim edhe 6 gola

Ndeshja historike, kur Italia mundi Brazilin në ‘82

20.05.2020 - 21:18

Botërori i vitit 1982 ishte ndër më spektakolarët, kjo edhe për faktin se pak pritej që Italia të shpallej kampion, kur kishte kombëtare të tjera favorite. Të gjithë tifozët italianë duhet ta mbajnë mend me kënaqësi Kupën e Botës të këtij viti.

Italia e Bearzot mposhti Gjermaninë në finale me gola të Rossi-t, Tardelli-t dhe Altobelli-t. Atë ditë në “Santiago Bernabeu”, Italia fitoi botërorin e tretë, që më pas u bënë katër me triumfin në 2006-ën.

Një nga yjet e atij Botërori ka qenë Zico. Ish-lojtari i Udinese-s ka kujtuar ndeshjen legjendare kundër “axurrëve”, që tronditën botën, duke eliminuar Brazilin favorit.

“Brazili ishte një skuadër e madhe, pavarësisht problemeve në grup, po është transformuar pas ndeshjes me Argjentinën. Kemi gabuar në nivel kolektiv, na mjaftonte një barazim, por skuadra të tilla nuk të falin, do të na kishin shënuar 6 gola nëse ne do të kishim realizuar pesë”, – ka thënë legjenda e Brazilit, Zico, për “Sky Sport”.

Në atë vit, pas grupeve me 4 skuadra, më pas u zhvilluan ndeshjet me grupet me 3 skuadra, ku kualifikohej vetëm 1 skuadër. Brazili kishte mposhtur Argjentinën e ashtu kishte bërë edhe Italia, por brazilianët kishin golaverazh më të mirë u mjaftonte vetëm barazimi.

Rossi shënoi në 5’, por Socrates përgjigjet në 12’ dhe ndeshja ndizet më shumë. Brazili e mori lehtë Italinë, që asokohe nuk shihej ndonjë skuadër e madhe. Në 25’, Rossi rikthen avantazhin për axurrët dhe mbrohet fort. Megjithatë, Falcao në 68’ barazon sërish shifrat dhe u duk sikur u zgjidh për Brazilin.

Por është sërish Rossi që realizon për Italinë në 74’. Më pas janë 16 minuta ankth për italianët, plus 5 minuta shtesë. Dukej sikur ndeshja nuk do të mbaronte kurrë, me Dino Zoff që pret në 94’ topin në vijë fatale. Triumfon Italia, që më pas në finale mposht Gjermaninë dhe shpallet kampione bote, e para herë pas Luftës së Dytë Botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN