MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ndiej kërcitje në kraharor. Ç’mund të kem?

26.05.2020 - 16:11

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Ndiej kërcitje në kraharor. Ç’mund të kem?

Përgjigjet mjeku: Kërcitja e kraharorit nuk është një problem që vjen nga zemra, edhe pse ankoheni për kraharorin.  Duke u nisur nga shenjat për të cilat ankoheni, mund të them se flitet për osteoartrit të artikulacionit të prekur. Duhet patjetër që \të bëni një radiografi (ROX).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.