MENU
klinika

Dikur aty ka patur jetë...

Në Mars gjendet skeleti i një alieni?!

31.05.2020 - 12:53

Sipas shumë të vetëquajturve “gjuetarë në alienë” dhe ufologë, një pamje e re që është marrë nga roveri “Curiosity” (që gjendet në Mars), është dëshmia më e re se planeti i kuq ka pasur jetë në të kaluarën e largët.

Në ato pamje duken mbetjet e fosilizuara të një krijese aliene në Mars. Këto pamje kanë bërë xhiron në internet. Shumë komentues thonë se kjo është dëshmia më e mirë se ekzistimi i “krijesave të vogla, të gjelbra” në Mars nuk është vetëm mit.

Ato që supozohen të jenë mbetjet e një skeleti të marsianit, janë të mbuluara nga pluhuri dhe kanë gjatësi prej vetëm disa centimetrash. Skeleti i supozuar dallohet qartë nga pamjet e gurëve përreth. Jeffery Pritchett, një urolog, i cili i ka parë këto pamje, është i bindur se ato paraqesin mbetjet e fosilizuara të një krijese. Në anën tjetër, përpos që ka publikuar këto pamje, si edhe rëndom, NASA nuk ka bërë kurrfarë komenti.