MENU
klinika

Të vendosur për ta mbyllur në fushë

Në Serie A nuk përjashtohet opsioni i “play-off”

16.05.2020 - 11:43

Serie A ka miratuar një datë për fillimin, më saktë më 13 qershor, por ende nuk ka marrë dritën jeshile nga Qeveria italiane. Protokolli sanitar i detyron klubet të plotësojnë shumë kushte për sa u përket seancave stërvitore në grup, që do të nisin këtë të hënë, për të cilat pjesa më e madhe e skuadrave të Serie A nuk janë dakord.

Ndërkohë, një tjetër problematikë është se ndryshe nga Gjermania ku izolohet vetëm i infektuari në rast se rezulton pozitiv me COVID-19, në Itali në rast se një lojtar rezulton pozitiv kur gara të ketë filluar, izolohet e gjithë skuadra dhe në këtë rast i bie që kampionati të përfundojë përpara kohe.

Mbi këtë çështje është shprehur edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina i cili i ka bërë thirrje qeverisë dhe ligës italiane të futbollit të arrinë një marrëveshje për rifillimin e kampionatit.

Gabriele Gravina

“Duhet një ndryshim në protokoll. Na shqetëson shumë që, nëse del dikush pozitiv, atëherë i gjithë ekipi futet në karantinë. Është një çështje për të cilën ne përballemi me vendosmëri, por nga ana tjetër mundohemi të shmangemi një marrëdhënie të stresuar, që sjell tensione dhe bëhet pengesë për rikthimin e sezonit”, shprehet Gravina.

“Play-off? Mund të jetë një mundësi, nuk është hedhur poshtë. Duhet të jemi gati për çdo lloj opsioni. Tani ekziston mundësia që Serie A të rinisë më 13 qershor me një kalendar të ngjeshur. Sidoqoftë, ne duhet të jemi gati për gjithçka, ndaj edhe po shohim edhe për opsione të tjera”, – nënvizon Gravina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Infektimi, tamponët, dushet e të tjera

Serie A aktualizon protokollin, pritet vendimi

Drejtori sportiv i Lazios kritikon ministrin

Tare: Po tallen me ne, do mbetemi dyerve të gjykatave

Lejon edhe përfundimin e Kupës

Serie A përcakton datën e rifillimit