MENU
klinika

"Jam ngopur me pushtet!"

Thaçi: Me padurim pres t’ju them mirupafshim

22.05.2020 - 07:18

Teksa në shkurt të vitit që vjen i mbaron mandati, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se do të largohet nga skena politike në vend.

Ai një një intervistë në Rubikon ka thënë se është “ngopur” me pushtet. Sipas Thaçit, nëse dikush ka pasur pushtet në 20 vitet e fundit, atëherë ka qenë ai.

”Nëse dikush është i ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, jam unë i ngopur në Kosovë. Dhe i njoh kompetencat edhe të ekzekutivit edhe të Presidencës, dhe e bëjë shumë qartë atë dallim të kompetencave”, është shprehur Thaçi.

Ndër të tjera Thaçi tha se mezi po pret deri në përfundim të mandatit. “Unë jam munduar të jem i sinqertë, korrekt dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e di cilit lider do t’i ndodhë ajo që mua më ka ndodhur që pas dy vitesh qeverisje të vlerësohem më tepër se kur kam nisur qeverisjen, pra më 2014. Tash e 6 vjet unë nuk jam më kryeministër. Secili ka të arriturat e veta dhe unë i vlerësoj. Kosova ka një traditë demokratike, të funksionimit të institucioneve. Uroj që secili të ketë suksese në prioritetet që ka”, u shpreh Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN