MENU
klinika

Profil/ Jacinda Ardern

Pse vlerësohet kaq shumë kryeministrja e Zelandës së Re?

25.05.2020 - 17:02

Gjatë kohës së pandemisë emri i saj është lakuar shumë në mediat ndërkombëtare, si një shembull suksesi. Nga reagimi dhe qetësia kur bie një tërmet, tek propozimi për 4 ditë në javë dhe suksesi në luftën me koronavirusin, Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re, është bërë kryefjalë e mediave.

Vetëm 4 ditë punë në javë?

Kryeministrja propozoi pak ditë më pare që njerëzit në vend të punojnë katër ditë në javë, në përpjekje për të ndihmuar turizmin nga pasojat e ekonomisë.

Ardern ishte në përfundim të një udhëtimi në Rotorua në momentin kur vendosi që të bënte një “live” në Facebook për të komunikuar me qytetarët. Ajo u shpreh se kishte vizituar North Island për të folur me këshillin lokal dhe operatorët turistikë lidhur me impaktin që pati Covid-19 dhe çfarë mund të bëhet në vazhdim.

Kryeministrja u shpreh se u hodhën për diskutim një numër idesh për të ndihmuar qytetarët e vendit gjatë pandemisë dhe të shfrytëzohet sa më shumë turizmi lokal. Më tej ajo përmendi që njerëzit kanë sygjeruar që do të ishte mirë sikur të kishin pak më shumë kohë për të udhëtuar. “Kam dëgjuar shumë njerëz që sygjerojnë që të kemi 4 ditë pune në javë. Kjo në të vërtetë mbetet mes punonjësve dhe punëdhënësve,” shton Jacinda Ardern. Ardern shtoi se do t’i inkurajojë punonjësit që ta mendojnë si opsion nëse kanë mundësinë për ta bërë.

Qetësi për tu marrë shembull

Një tërmet me madhësi 5.6 ballë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Wellington në Zelandën e Re, lëkundjet e të cilit janë ndjerë në të gjithë vendin.

Kryeministja Jacinda Ardern ka përjetuar në një studio televizive lëkundjen e tërmetit. Ardern  në momentin e lëkundjeve të tërmetit ka ruajtur qetësinë, dhe ka theksuar se ajo ndodhej në një vend të sigurtë dhe nuk kishte vend për panik.

Një luftë e përballuar me sukses

Zelanda e Re është një vend ishullor me gati pesë milion, i cili mbështetet shumë në turizëm.

Por kryeministrja Jacinda Ardern mbylli kufijtë e Zelandës së Re për vizitorët e huaj më 19 mars dhe njoftoi një bllokim katër-javor të vendit në 23 mars, duke kërkuar që të gjithë punëtorët jo-thelbësorë të qëndrojnë në shtëpi përveç blerjeve ushqimore ose ushtrimeve pranë. Vendi ka kryer testime të gjera dhe ka regjistruar shumë raste të koronavirusit, por shumë pak vdekje.

Kur u godit nga koronavirusi, Zelanda e Re qe një ndër vendet e para që reagoi në mënyrë të menjëhershme duke numëruar vetëm 21 vdekje deri sot. Drejtimi i Ardern u vlerësua nga populli dhe në një sondazh të fundit, ajo është liderja më e popullarizuar e partisë së saj në më shumë se 100 vjet.

Australia launches controversial COVID-19 tracking app as New ...

Një lidere shembull

Jacinda Ardern në korrik të 2019-s u bë pjesë e kopertinës së Vogue si një nga 15 gratë që ka frymëzuar Meghan Markle. Dy vite më parë, në shtator, hyri në librat e historisë si liderja e parë në botë që u shfaq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me vajzën e vogël në krahë. Në prill të këtij viti, u konsiderua si një nga lideret gra që i treguan botës si përballohet një situatë si pandemia.

Jeta e hershme dhe fillimet në politikë

Jacinda Ardern lindi më 26 korrik 1980, dhe vitet e para në Murupara, një qytet I vogël në Zelandën e Re. Babai i saj, një oficer i zbatimit të ligjit të karrierës, i cili më vonë (2014) u bë komisioner i lartë i qeverisë së Zelandës së Re në ishullin e Niue, e zhvendosi  familjen e tij në Morrinsville, në juglindje të Auckland në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re, ku Ardern ndoqi shkollën fillore dhe të mesme. Ajo u diplomua në Universitetin e Waikato në vitin 1999.

Edhe para se të fitonte një diplomë bachelor në Studimet e Komunikimit (2001), Ardern filloi lidhjen e saj me Partinë Laburiste. Në vitin 1999, në moshën 17 vjeçare, ajo u bashkua me partinë. Në vitin 2005, Ardern filloi një eksperiencë “jashtë shtetit”, një udhëtim në Britani. Aty punoi për dy vjet e gjysmë në zyrën e kabinetit të kryeministrit britanik Toni Blair. Në vitin 2008 Ardern u zgjodh si candidate për deputete në qarkun Waikato, dhe Ardern humbi me rreth 13,000 vota. Megjithatë, ajo hyri në parlament. Në moshën 28-vjeçare Ardern hyri në Dhomën e Përfaqësuesve si anëtarja më e re. Më pas, pas shumë vitesh punë, Ardern u zgjodh kryetare e partisë më 1 gusht të vitit 2017.

Zgjedhjet e vitit 2017

Kështu ajo u fut në garën për kryeministër. Optimizmi i saj, forca, dhe bukuria nxitën votuesit, veçanërisht gratë dhe të rinjtë. Sa i përket çështjeve, Ardern bëri thirrje për arsimim falas në universitet, reduktime në emigracion,  dhe krijimin e programeve të reja për të lehtësuar varfërinë në mesin e fëmijëve.

Sulmet e marsit 2019

Në mars 2019, Ardern u thirr për të udhëhequr dhe ngushëlluar vendin e saj pas asaj që ajo e karakterizoi si një nga “ditët e saj më të errëta”, pas një sulmi në dy xhami të vendit. Sulmet rezultuan në humbjen e të paktën 50 jetëve. Në të dy rastet, sulmuesi thuhet se ishte një shtetas australian 28-vjeçar supremacist i bardhë, i cili kishte postuar videot e sulmit në internet. Kryeministrja Jacinda Ardern premtoi se kurrë nuk do t’ia përmendë emrin vrasësit. Ajo tha se nuk do t’ia jepte famën që vrasësi po kërkonte.

Pak ditë më vonë, ajo vendosi se ligjet për armët duhet të ndryshonin disi, dhe duheshin ashpërsuar. E gjitha kjo e ka bërë atë kryeministren më të famshme të momentit, dhe në New York Times shkruhej se edhe Amerika ka nevojë për një lidere si ajo./ konica.al