MENU
klinika

Historia e Alphonso Davies

Nga lufta dhe i pangrënë, te Bayern Munchen

24.05.2020 - 20:11

Një nga talentët e rinj të këtij sezoni ka shënuar golin e tij të parë në Bundesliga me fanellën e Bayern Munchen. Një bluzë e rëndë për t’u mbajtur veshur, por Alphonso Davies ka vuajtur jo pak për të arritur këtu dhe kurrsesi nuk do ta linte poshtë këtë mundësi.

Është një nga futbollistët më të mirë të këtij sezoni te Bayern. Liberiani me pasaportë kanadeze ishte ndër lojtarët e parë, për të cilin Bayern shpenzoi një shifër relativisht të lartë për një 18-vjeçar (9 milionë euro).

Çdo para e shpenzuar për të riun duket se ia ka vlejtur, me trajnerin Flick që e ka pozicionuar në krahët e mbrojtjes dhe Davies ka arritur ta mbulojë shumë mirë. Tashmë vlera e tij është mbi 25 milionë euro, me Real Madrid që ka hedhur shënjestrën.

Dje shënoi një gol individual, i pari me Bayern, por Davies ka vuajtur shumë. Peripecitë e tij dhe familjes vendos t’i tregojë mamaja e 19-vjeçarit. Ajo rrëfen se talenti ka lindur gjatë kohës së Luftës Civile në Liberi dhe mbijetesa ka qenë shumë e vështirë. Jeta nuk ishte e sigurt dhe ushqimi gjendej mes kufomave.

Nëse kthej kokën prapa dhe kujtoj nga kemi ardhur, nga një kamp refugjatësh pa ushqim, pa rroba, dhe tani jemi këtu. Jam krenare për djalin tim. Sot jemi në Kanada dhe kemi gjithçka na nevojitet, por kur ishim në Liberi, për të gjetur diçka për të ngrënë duhet të kërkonim në mesin e kufomave.

Vendi ishte në luftë civile dhe kishim frikë mos vdisnim. Ishte e rrezikshme, e tmerrshme dhe nuk kishim alternativë tjetër, përveç arratisjes. Kemi udhëtuar 1500 km plot 42 mijë njerëz dhe u vendosëm në Ganë, aty ku lindi Alphonso. Më pas kërkuam azil në Kanada dhe në vitin 2006 u larguam përfundimisht nga Afrika.

Sot ndihem krenare për djalin tim. Në kampin e refugjatëve nuk kishim as ushqim as veshje. Tashmë jetojmë në Kanada, aty ku shpresonim të shpëtonim dhe me ndihmën e shtetit kanadez ia kemi dalë. Alphonsos i kam thënë që mund të largohet për të vazhduar karrierën e tij sportive dhe ai më ka thënë që nuk do të ndryshojë kurrë”, – rrëfeu nëna e Davies.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bregu i Fildishtë, te Champions

Didier Drogba, afrikani me më shumë trofe


Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos