MENU
klinika

Eksperienca në rolin e “Ova-s”

Nisa Sofiya rrëfehet për shqiptarët

23.05.2020 - 19:26

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve. Në rolin kryesor si “Ova” luan vogëlushja 9-vjeçare, Nisa Sofiya Aksongur.

Ajo ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe është vogëlushja më e famshme e momentit. Madje, “Ova” ka realizuar edhe një intervistë për shqiptarët, ku ka rrëfyer në “Intervista.al” se e njeh Shqipërinë dhe do të donte shumë ta vizitonte për herë të parë.

“Shqipërinë e duam shumë, Turqinë gjithashtu ! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme. Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja shumë të vija!”

Gjithashtu, ajo ka rrëfyer se ka pasur kontakte me disa personazhe VIP shqiptarë.

kolana e librave

“Ka njerëz që kam shkruar në Instagram: Morena Taraku, Marina Vjollca e shumë të tjerë, por më ka bërë shumë përshtypje artisti Yll Limani dhe tani po pres që të më shkruajë dhe ai.”

Aktorja 9-vjeçare tregon se pjesa më e vështirë nuk ka qenë roli në film, po përzgjedhja për të qenë aktore e atij filmi. E pyetur sa e ka përjetuar rolin e saj, Nisa tregoi:

“Në të vërtetë, është një ndjesi që nuk kuptohet ndërkohë që filmi po xhirohej, ndjesia merret vetëm kur shikon filmin. Stafi i këtij filmi saten ishte si ligat e kampionëve.(Buzëqesh) Pastaj, të luash në krah të Aras Bulut Iynemli është mrekulli.

Skena ku kemi bërë karamele me mollë më ka pëlqyer më shumë sepse ndërkohë hanim ëmbëlsirat.”- ka rrëfyer ajo duke qeshur.

Nga këngët e Ledrit deri tek këngët e Feros

Fushatë kundër teksteve për femrën si objekt

Zbulon vendin e famshëm që ka zgjedhur të jetojë

Renato Mekolli do largohet nga Shqipëria

Kishte pasuri 6 miliardë dollarë

Ndërron jetë “mbreti i Kumarit”