MENU
klinika

Rikthehet protesta sot në 16.30

Një ditë nga shembja e Teatrit, vijon heqja e inerteve

18.05.2020 - 09:13

Sot Tirana është zgjuar ndryshe nga dje për sa i përket Teatri Kombëtar. Tashmë nuk ka më një godinë të Teatrit ndërkohë që kanë mbetur vetëm intertet që po hiqen nga eskavatorët.

Nuk ka asnjë lëvizje rreth Teatrit ndërkohë që protesta rikthehet në orën 16:30. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të jetë organizatorja e kësaj proteste e mbështetur nga opozita.

Ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit INUV filloi shembjen e Teatrit ndërkohë që pati një rezistencë 12 orëshe nga artistët, qytetarët apo dhe opozita.