MENU
klinika

Bundesliga, java 29

Një gol i yllit të Bundesligës, Leverkusen i treti

29.05.2020 - 21:36

Java e 29-të e Bundesligës ka nisur me një spektakël, pavarësisht se është shënuar vetëm një gol. Bayer Leverkusen fitoi 1-0 në fushën e Freiburg dhe me këtë sukses kap vendin e tretë në renditje përkohësisht.

Është Kai Havertz xhevahiri i ri i Bundesligës. 20-vjeçari hapi ndeshjen, pasi i dha avantazhin Bayer Leverkusenit në ndeshjen kundër Freiburgut të Abrashit. Talenti shënoi në minutën e 55` pas një aksioni të mirë të skuadrës së tij.

Ai shkon në kuotën e 35 golave duke u bërë zyrtarisht futbollisti që ka shënuar më shumë se kushdo tjetër në historinë e Bundesligës deri në moshën 21-vjeçare. Ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asist për ekipin e aspirinave në 10 ndeshje në 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN