MENU
klinika

Historia e veçantë e vitit 1762

Një shishe konjak, shitet me shumën marramendëse…

29.05.2020 - 17:31

       Vera, është pija që koha ia shton vlerën e shijen. Por, një shishe me konjak, tejet e rrallë, nga “Maison Gautier”, që daton nga shekulli XVIII, u shit sot, për më shumë se 118 000 stërlina (131 000 euro) nga Sotheby’s, një rekord në këtë fushë, njoftoi shtëpia e ankandit. 

Shishja e shitur të enjten, është më e madhja nga të trija, jo më kot është mbiquajtur “vëllai i madh”. Ajo ishte pronë e së njëjtës familje, për breza me radhë.

“Vëllai i vogël” u shit në ankand, në Nju Jork, në vitin 2014, ndërsa “motra e vogël” gjendet në muzeun “Gautier”, në qytezën Konjak të Francës. Fituesi i ankandit do të shpërblehet edhe me një eksperiencë të paharrueshme në distilerinë e “Gautier” në Francë, themeluar në vitin 1755.

Shishja në vetvete ka një histori të veçantë, të paktën sipas asaj që pronari i mëparshëm, tregoi për “Sotheby”. Në shekullin XIX, stërgjyshërit e tij, birësuan një jetim të quajtur Alfons, i cili, më pas shkoi të punonte në zonën e Konjakut. Kur u kthye në shtëpi, një dekadë më vonë, ai solli me vete një kuti plot me shishe konjaku. Mes tyre ishin edhe tri shishet “Gautier”, që janë ruajtur në mënyrë të përkryer, prej asaj kohe. Alfonsi nuk mundi të kthehej i gjallë, pasi luftoi në Luftën I Botërore, në vitin 1914, por shishet mbetën pjesë e familjes.