MENU
klinika

“Mirror”: Chiellini i ri

Një tjetër gjigant anglez kërkon Kumbullën

17.05.2020 - 14:56

Nuk rreshtin kërkesat për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës. Një tjetër klub anglez është vënë në radhë. Pas Manchester United, Tottenham, Everton dhe Chelsea, ndërsa tashmë është edhe Arsenali londinez.

Gazeta britanike “Mirror” shkruan: “Arsenal në garën për transferimin e Marash Kumbullës, i krahasuar me Chiellinin”. Kumbulla ndërkohë kërkohet edhe nga Inter, Lazio e Napoli në Serie A, kurse emri më i lakuar në Gjermani është Leipzig.

Mbrojtësi shtatlartë ka spikatur në Itali këtë sezon dhe Hellas Verona është gati ta shesë, por për çmimin e duhur duke rritur shumë edhe synimet që ata kanë. Kjo edhe për faktin se lojë ka hyrë Real Madrid e Barcelona.

Shifrat e kërkesës kanë shkuar në 30 milionë euro, por tashmë mbtetet për t’u parë se çfarë do të sjellë vera për Kumbullën që është një siguri edhe për mbrojtjen kuqezi në të tashmen dhe të ardhmen e afërt…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën