MENU
klinika

Lajmërimi i FSHF

Njoftim i rëndësishëm për futbollin shqiptar

16.05.2020 - 17:11

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije të gjithë opinionin sportiv dhe grupet e interesit se ditën e hënë datë 18 maj 2020, do të përfundojë fasha e parë e pagesës për kategorinë e punonjësve të futbollit që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF.

FSHF do të fillojë ditën e martë me fashën e dytë të pagesave për të gjithë këtë kategori. Edhe njëhere sjellim në kujtesën tuaj kategoritë që përfitojnë:

Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.

Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.

Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.

Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.

Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.

Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.

Klubet e kampionatit të femrave.

Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN