MENU
klinika

"Virusi i vërtetë, ishte paniku"

Nobelisti në kimi: Karantina s’ka shpëtuar asnjë jetë deri më tash

28.05.2020 - 11:28

        Michael Levitt ka laboratorin e tij të biologjisë strukturore në “Stanford University School of Medicine” dhe për shumë vite, ka qenë një referencë në botën e shkencës. Sidomos që nga viti 2013, kur ai fitoi çmimin Nobel në Kimi.

Ekipi i tij, me ndihmën e vullnetarëve nga vende të ndryshme, punon vazhdimisht në analizën e të dhënave në lidhje me virusin, me qëllim gjurmimin e evolucionit të covid-19.

Levitt është kritik i ashpër ndaj strategjisë së zgjedhur nga shumica e qeverive në botë, për të luftuar pandeminë.

“Unë mendoj, se karantinat nuk shpëtuan asnjë jetë”, – tha ai, në një intervistë për “The Telegraph”, të shtunën. “Ata do të kenë shpëtuar disa jetë në aksidente rrugore dhe të ngjashme, por dëmi social nga abuzimi në familje, divorci, apo alkoolizmi ka qenë ekstrem. Gjithshtu, ka nga ata që nuk u mjekuan për sëmundjet e tjera” – ka theksuar ai.

Levitt beson se, me disa rekomandime specifike, të tilla, si: përdorimi i maskave nga fillimi i shpërthimit dhe miratimi i rregullave të caktuara të distancës sociale, do të ishte i njëjti rezultat në aspektin shëndetësor, por me një kosto shumë më të ulët.

“Mendoj, se virusi i vërtetë, ishte virusi i panikut”, – tha ai. “Për arsye që, nuk janë të qarta për mua, unë mendoj se udhëheqësit u tërhoqën dhe njerëzit gjithashtu – çfarë kam përshtypjen, se ishte një mungesë e madhe diskutimi i situatës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Aktorja e famshme italiane me koronavirus

“Ditë frikë dhe vetmie”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit