MENU
klinika

"I pafajshëm"... gjithçka niste me të ëmën

Nuk i keni lexuar kurrë: 10 fakte, për Adolf Hitlerin!

25.05.2020 - 16:47

        E ëma, mendoi ta abortonte foshnjën që kishte në bark, kur ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Por, ndërroi mendje dhe pas një muaji, lindi Adolf Hitlerin. Hitleri ishte fëmijë i jashtëligjshëm. Për 39 vjet, Adolfi mbajti mbiemrin Schicklgruber dhe më pas, atë Hitler.

Kur ishte fëmijë, donte të bëhej prift. U verbua kur ishte ushtar në luftën e Parë Botërore, por iu rikthye shikimi falë përkushtimit të mjekëve. Madje, para se të vriste veten, ai helmoi qenin-ujk. Për diktatorin Adolf Hitler, janë shkruar mijëra libra dhe janë realizuar po kaq dokumentarë. Megjithatë, jeta e tij ka qenë përherë një kureshtje detajesh pa fund, për studiuesit e rinj.

Sot, për lexuesin, vijnë 10 fakte, me fotografi të rralla, si dhe të dhëna që besohet se, nuk diheshin më parë. Ato janë grumbulluar nga disa studime të fundit biografike të Hitlerit, aventurierit të fundit të traditës së Aleksandrit të Madh, Çezarit dhe Napoleonit.

1.Në muajin e tetë të shtatzënisë, nëna e Hitlerit, Klara Pȍlzl, vendosi ta abortonte foshnjen Adolf, që kishte në bark. Shkoi në një klinikë gjinekologjike, u regjistrua dhe u shtrua, por pas disa orësh ndërroi mendje dhe u largua prej andej. Pas një muaji, lindi Adolf Hitlerin.

2.Adolf Hitler ishte djali i tretë, nga martesa e tretë e Alois Schicklgruber dhe Klara Polzl, një nëpunësi dogane në Austri, teksa kishte lindur si fëmijë i jashtëligjshëm.

3.Adolf Hitleri, gjatë 39 viteve të para të jetës, mbajti mbiemrin e nënës: Schicklgruber. Hitleri nuk kishte për t’u bërë kurrë zot i Gjermanisë, me mbiemrin Schickgruber, që tingëllon qesharak në Gjermaninë e jugut.

 

4.Kur ishte fëmijë, Adolf Hitleri ëndërronte të bëhej prift.

5.Profesori i Hitlerit, Eduard Humer, ka përshkruar karakteristikat e nxënësit të tij, kështu: Hitleri ishte i talentuar, por nuk e zotëronte dot veten, ishte kontradiktor, despot, kokëfortë, i zymtë dhe i paaftë për t’iu nënshtruar disiplinës shkollore.

6.Një nga arsyet e thella të antisemitizmit të Hitlerit, mendohet se mund të ketë qenë tortura e zilisë seksuale. Deri në moshën 20-vjeçare, ai nuk kishte asnjë njohje me ndonjë vajzë e jo më, një lidhje.

7.Adolf Hitleri u verbua nga përdorimi i gazit kimik, kur ishte ushtar në luftës së Parë Botërtore, por shikimi iu kthye pas mjekimit në spitalin e luftës. Ushtari Adolf Hitler, u plagos dy herë në këtë luftë, por të dyja hyrët shpëtoi paq.

8.Adolf Hitleri e shpalli “Reich” e tretë, më 30 janar 1933 dhe deklaroi se, kjo mbretëri do të jetonte për 1 mijë vjet. Në fakt, kjo mbretëri arriti të jetojë, vetëm 12 vjet e katër muaj.

9.Libri i Adolf Hitlerit, “Mein Kampf” (Lufta ime), u shit në vitin 1940, në të gjithë Gjermaninë, në mbi 6 milionë kopje.

10.Përpara se të bënte vetëvrasje, Hitleri urdhëroi të helmonin qenin e tij të prefruar, Blondin. Vetëm pasi u sigurua si ai ngordhi, Hitleri vrau veten.

Redaktoi dhe përshtati: Konica.al; marrë nga: Fjala.al