MENU
klinika

Masat anti COVID 19

Orari i ri i lëvizjes në Kosovë deri më 1 qershor

18.05.2020 - 08:07

Nga sot masat për parandalim të përhapjes së pandemisë ne Kosovë do të ndryshojnë.

Kjo pasi numri i rasteve të reja me koronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve

Qarkullimi i qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal, është i ndarë në dy pjesë – 120 minuta mund të lëvizni paradite dhe 120 minuta pasdite dhe nuk do të ketë rotacion.

Në fazën e dytë fillojnë;
Tregtia me pakicë (plotësisht),
Dentistët dhe Fizioterapeutët,
Floktarët dhe Sallonet e ondulimit,
Tregu i Gjelbër,
Gastronomia (merre me vete),
Transporti Hekurudhor,
Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta),
Qendrat e thirrjeve (me listat e stafit esencial),
Hapja e Muzeve dhe Galerive.

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 23 raste të shëruara dhe 7 raste të reja me coronavirus në Kosovë. Aktualisht janë gjithsej 985 raste me COVID-19, me 736 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë faza e tretë e masave do të nisë nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.