MENU
klinika

"Dje na trokitën në derë. Duam së pari..."

Pallati i dëmtuar nga tërmeti do të shembet, banorët në protestë

14.05.2020 - 16:46

Tërësisht të dëshpëruar banorët e pallatit numër 1062 janë hedhur në protestë. Shkak është bërë njoftimi që ju ka ardhur për prishje të pallatit 6 katësh, nga Inspektorati i territorit, ndërsa ishin në pritje të restaurimit të dëmeve të shkaktuara.

Nga grupi i konstatimit, pallati është vlerësuar me dëme të mesme DS3 në mure, ndërsa një riekspekspertim tjetër e ka klasifikuar DS4 me vendim demolimi. Banorët kanë në duar dy vendime që bien ndesh me njëra tjetrën.

Pallati numër 1062 në Durrës është i pari për të cilin Inspektorati i Ndërtimit ka dhënë vendimin për prishje që në 26 shkurt, ndërsa News24 ka siguruar dokumentin në bashkinë e Durrësit, ku në faqe të parë të ekspertimit është shkruar ‘Voda’.

foto galeri

foto galeri

Këshilli Bashkiak në 23 prill ka miratuar vendimin për prishje. Në këtë mbledhje online këshilltarëve nuk iu është paraqitur asnjë relacion apo listë banesash për prishje, duke bërë që dy këshilltarë të cilët jetojnë në këtë pallat të votojnë prishjen e tyre, pa e ditur se votonin prishjen edhe të banesave të tyre.

Edhe Këshilltarët e këshillit bashkiak edhe banorët që jetojnë në këtë pallat, e mësuan krejt rastësisht një ditë më parë vendimin teksa ju trokiti në derë policia të braktisin pallatin. sinkron i dyti dhe i treti. Pallati 1062 ka 36 apartamente nga 18 në secilën hyrje të tij. Një hyrje me 18 apartamente ka rezultuar me dëme të vogla. Hyrja tjetër e pallatit ka rezultuar me dëme më të mëdha. Sipas ekspertëve privatë që kanë kontaktuar vetë banorët, 9 apartamente kanë probleme për të cilat duhet ndërhyrje. Një apartament është i zëvendës ministres së brendshme Rovena Voda. Por banorët janë të mendimit se nuk mund të largohen nga pallati e të prishet objekti duke lënë të pastrehë 27 familje të tjera.

“Nëse nuk e riparon bashkia mund ta shembë, por më parë të bëjë marrëveshje me familjet, sepse ata nuk mund të dalin nga banesat në rrugë të madhe, e të presin nëse ministri Ahmetaj do të ketë plan strehimi apo jo”, shprehen banorët.

Në Durrës gjenden me dhjetëra e dhjetëra objekte të shkatërruar nga tërmeti, të braktisur e pa njerëz, ndërsa bashkia dhe autoritet kanë vendosur të prishin pikërisht këtë pallat ku banojnë njerëzit nga kati i dytë në të gjashtë. Vetë fakti se Instituti i Ndërtimit mori në shqyrtim të parin këtë pallat, këshilli bashkiak në mënyrë të fshehtë miratoi prishjen e tij, ka lënë shumë dyshime tek banorët e tij. Për çfarë arsye këshilli bashkiak nuk do të bënte publike prishjen e pallatit, njësoj siç veproi sot me vendimet që mori për prishjen e pallatit të vip-ave dhe të një 13 katëshi tek ujësjellësi i qytetit?