MENU
klinika

Bundesliga, java 28

Parabola e Kimmich mposht Dortmundin, arratiset Bayern

26.05.2020 - 19:22

Java e 28-të e Bundesligës ka nisur me spektakël. Ashtu sic pritej, klasikja gjermane mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen ka dhuruar emocione. Është shënuar vetëm një gol, ku bavarezët fitojnë 0-1 dhe shkëputen në krye.

Pas nisjes të mirë të miqve, më pas vendasit kanë barazpeshuar disi, Sfida është zhbllokuar në minutën e 43-të të pjesës së parë, duke gjetur golin me Kimmich. Ylli i bavarezëve ka mposhtur portierin Burki me një goditje të mrekullueshme parabol nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë janë verdhezinjtë më kërkues. Davies ka bërë një ndërhyrje shpëtimtare kundër Haaland. 19-vjeçari, edhe pse shumë mbrapa, ka arritur ta kapë yllin e Dortmund-it dhe t’i heqë topin nga këmbët. Më pas Haaland dëmtohet dhe zëvendësohet.

Në fund ndeshja bëhet interesante, me dy skuadrat që krijojnë njëra pas tjetrës raste shënimi, madje Lewandowski godet edhe shtyllën. Polakut i mohohet edhe një penallti në limite. Gjithsesi, Bayern mbron fitoren minimale dhe “prek” titullin e radhës.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN