21.05.2020 - 09:55
Pas dy takimeve në harkun e 24 orëve me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim paraditen e sotme është paraqitur në zyrën e Metës në Presidencë.
Takimi i Presidentit me Ambasadoren u zhvillua vetëm pak minuta pas takimit që ai pati me opozitën e bashkuar.
Nuk dihet tema e takimit mes tyre, por mendohet se në fokus të diskutimeve të kenë qenë zhvillimet e fundit për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe reforma zgjedhore.
Pas pak Meta do të takohet edhe me ambasadorë të vendeve të BE-së.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Na monitoroni sot. Kërkojmë hetim ndërkombëtar!"