MENU
klinika

"Jam prekur nga covid-19"

Pas koncertit në DUOMO, Bocelli dhuron plazmën

26.05.2020 - 17:22

       Tenori i njohur, ka deklaruar ditën e sotme, para gazetarëve, se ka qenë i infektuar me koronavirusin e ri.

Bocelli deklaroi se, më 10 mars kishte bërë tamponin dhe më pas, kishte rezultuar pozitiv. Por, ai shpjegoi, se nuk kishte pasur ndonjë problem të veçantë, vetëm paksa ethe.

Më tej, artisti shtoi, se po ashtu edhe gruaja e tij, kishte qenë e infektuar. Ndërsa sot, Bocelli ishte në spitalin “Cisanello” në Pisa, për të dhuruar plazmën, për qëllime studimi.

Kujtojmë se, Bocelli, dha koncertin e tij më të bukur, të kësaj kohe, në sheshin e boshatisur të “Duomos”, në Milano.

E gjithë shfaqja madhështore, pa spektatorë, u transmetua direkt në të gjithë botën dhe ishte një përpjekje, për të përcjellë “dashuri, shërim dhe shpresë në Itali”, në mes të krizës që preku rëndë vendin fqinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasador i këngës italiane në botë

Andrea Bocelli: Njeriu shikon qartë vetëm përmes zemrës