MENU
klinika

Përgjigjet Dr. Apostol Vaso

Pas lindjes, kam vazhdimisht dhimbje të kockave. Ku qëndron problemi?

28.05.2020 - 07:50

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Para një viti kam pasur lindje gjatë shtanzënisë, në muajin e 7 kam pasur dhimbje të duarve, ngërçi mbas lindjes. Pas disa muajve ka filluar edhe dhimbja e këmbëve dhe tani në gjithë trupin. Kam dhimbje të kockave por më shume në duar dhe në shputat e këmbëve. Ku qëndron problemi ose çfarë duhet  të përdorur?

kolana e librave

Përgjigjet dr. Apostol Vaso, specialist në Algologji, pra në trajtimin e dhimbjes: Përgjithësisht këto ankesa shoqërojnë çrregullimet e gjumit, të cilat vijnë si pasojë e stresit te zgjatur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.