MENU
klinika

Në pritje të turistëve

Pazari karakteristik në Gjirokastër ‘del nga karantina’

21.05.2020 - 16:15

Jeta në Pazarin Karakteristik të Gjirokastër ka rifilluar. Dyqanet, bar-kafete dhe restorantet kanë çelur aktivitetin pas 2 muaj e gjysmë ndërprerje, por lëvizja e qytetarëve në rrugët e kalldrëmta është e pakët.

Bizneset që operojnë në këtë pazar nuk shohin dritë jeshile derisa të hapen kufijtë dhe të mbërrijnë turistët e huaj.

“Shpresoj që të fillojmë të rimëkëmbemi nga pak. Shpresojmë që të vijnë të huaj, se biznesi jonë varet nga të huajt”, shprehet Eljon Hoxha pronar lokali.

Po kështu, Maksim Hoxha kreu i Odes Ekonomike Rajonale thotë se zona e Pazarit Karakteristik do të gjallërohet gjatë verës kur të mbërrijnë turistët.

“Duke bërë krahasimet me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë që flasim janë edhe mbi 60%. Të shikojmë edhe të shpresojmë pasi prirjet pak a shumë dihen. Po flasim që jemi të mbyllur edhe nga jashtë”, tha Hoxha.

Nga ana e tij Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror po sensibilizon subjektet private ne Pazarin Karakteristik qe te jene te kujdesshëm në zbatimin e protokollit anti-covid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërndahen broshura sensibilizuese

Masat ndaj koronavirusit/ Kontrolle në pikat kufitare

Qëndrim në kundërshtin me rregullat shengen

Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të COVID 19


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë