MENU
klinika

Nga EU Observer

Për një rol dhe ndikim në skenën ndërkombëtare, Evropa duhet…

14.05.2020 - 11:51

Konferenca për të Ardhmen e Evropës është një mundësi e madhe për të folur e diskutuar për projektin evropian.

Fillimisht e planifikuar për në maj, konferenca është shtyrë për në shtator për shkak të pandemisë. Megjithë paralajmërimet, besoj se është një rast unik për një Evropë më demokratike, sovrane dhe federale.

Do të ofrojë mundësinë për të vendosur të ardhmen e BE-së dhe nëse menaxhohet mirë, mund të rigjallërojë idenë evropiane.

Konferenca është një projekt i mrekullueshëm për njohjen dhe respektimin e dimensioneve të ndryshme kombëtare. Përzgjedhja e Guy Verhofstadt si president është një zgjedhje e shkëlqyer. Ai është një evropian i përkushtuar dhe ka përvojë të gjatë në çështjet e BE-së.

Shtetet anëtare të BE-së kanë mendime të ndryshme në varësi të kontekstit të tyre historik, politik, socio-ekonomik dhe mediatik. Konferenca për të Ardhmen e Evropës do të nisë një diskutim për identitetin evropian dhe vlerat tona. Konferenca për të Ardhmen e Evropës mund të jetë një shembull i shkëlqyer i Going Local, ose më saktë për fuqizimin e qytetarëve dhe përfshirjen, mbështetjen e zhvillimit të një sfere publike publike evropiane, vendosjen e një dialogu dy-palësh, dëgjimin e njerëzve dhe të qenit transparent.

Rezultatet e këtij procesi demokratik nuk duhen lënë pas dore, por duhet të respektohen dhe analizohen.

Shumica e problemeve kryesore aktuale siç janë kriza e migrantëve, euroskeptikizmi, bashkëpunimi për çështje të sigurisë dhe së fundmi pandemia e koronavirusit kërkojnë një përgjigje të koordinuar evropiane.

Parlamenti Evropian ishte institucioni i parë i BE që publikoi një dokument në konferencë, dhe në fakt, ideja origjinale erdhi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Për momentin, të gjithë duan të përfshihen, dhe diskutimi aktualisht është i përqendruar tek forma dhe jo përmbajtja.

Konferenca do të përqendrohet në përfshirjen e shoqërisë civile në debate të mëdha për të ardhmen e Evropës dhe të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme se si Unioni mund t’i përgjigjet nevojave të njerëzve. Ai duhet të identifikojë se çfarë bën mirë BE dhe cilat masa të reja duhet të bëjë më mirë, për të rritur aftësinë e saj për të vepruar dhe për ta bërë atë më demokratik.

Konferenca mund të jetë një hap i dobishëm në drejtim të strukturimit të një sfere publike evropiane. Një sferë e tillë nevojitet për bashkimin e mëtejshëm të kontinentit.

A conference call on the future of Europe | Financial Times

Për momentin, Evropa nuk është ende një komb dhe BE nuk është ende një shtet federal. Eshtë një lloj konfederate.

Shumica e problemeve të BE-së, përfshirë euroskepticizmin dhe populizmin, mund të zgjidhen vetëm nëse vetë Unioni fillon të ndryshojë, të performojë më ire dhe shihet se po e bën këtë nga qytetarët e BE-së.

Megjithë procesin e ngadaltë të unifikimit që kemi përjetuar shtatë dekadat e fundit, ndarjet po zgjerohen edhe më shumë kohët e fundit për shkak të Covid-19.

Unë besoj fuqimisht se Bashkimi Evropian na lejon të ruajmë modelin tonë shtetëror të mirëqenies së shoqërisë, demokracitë tona liberale dhe larminë e kulturave tona kombëtare.

Duke bashkuar forcat dhe duke punuar së bashku, ne mund të gjejmë zgjidhje të realizueshme për shumë çështje. Një Evropë e bashkuar politikisht është ilaçi më i mirë kundër rritjes së varfërisë, të djathtës, intolerancës dhe racizmit.

Edhe pas humbjes së Britanisë, BE-ja mbetet një nga aktorët kryesorë të planetit megjithë procesin e ngadaltë të vendimmarrjes.

Nëse duam të luajmë një rol të rëndësishëm dhe të kemi një lloj ndikimi në axhendën politike ndërkombëtare dhe zgjidhjen e problemeve globale, duhet të bashkojmë forcat.

Braktisja e bashkimit evropian do të ishte e barabartë me heqjen dorë nga skena botërore për mirë.

Përkthyer dhe përshtatur nga EU Observer/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Michel Barnier/ Project Syndicate

E ardhmja e Europës është në duart tona…