MENU
klinika

Ja 3 pikat për çfarë ramë dakord me opozitën!

Përfundon mbledhja për “Zgjedhoren”, Gjiknuri entuziast

26.05.2020 - 13:37

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që nisi në orën 11:00.

Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjinkuri tha se mbledhja ka pasur rezultate të kënaqshme.

kolana e librave

“Ramë dakord se do shtojmë vlerën e financimi për partitë nga ana e shtetit, kemi ende disa çështje që na ndajnë por përgjithësisht mund ta quajmë si kapitull të mbyllur këtë të financimit.

Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, edhe për periudhën zgjedhore. Mbledhjen e radhës do ta bëjmë të enjten. Jam i kënaqur kemi progres. Besoj që po të punojmë me intensitet do e përmbyllim shumë shpejt”, tha ai.