25.05.2020 - 17:49
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Krutje, në aksin Lushnje-Fier.
Mësohet se autoambulanca është përplasur me një mjet tip ‘Benz’.
Si pasojë ka humbur jetën Medi Marku, i cili po transportohej si pacient nga Saranda drejt Tiranës.
Ambulanca tentoi të parakalojë një automjet në fshatin Krutje dhe më pas u përplas me barrierat metalike duke u rrokullisur disa herë.
Mësohet se i dëmtuar nuk ka mbetur vetëm shoferi por dhe infermierja.