MENU
klinika

Një i vdekur

Po dërgonte një pacient në Tiranë, ambulanca përplaset me ‘Benzin’

25.05.2020 - 17:49

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Krutje, në aksin Lushnje-Fier.

Mësohet se autoambulanca është përplasur me një mjet tip ‘Benz’.

Si pasojë ka humbur jetën Medi Marku, i cili po transportohej si pacient nga Saranda drejt Tiranës.

Ambulanca tentoi të parakalojë një automjet në fshatin Krutje dhe më pas u përplas me barrierat metalike duke u rrokullisur disa herë.

Mësohet se i dëmtuar nuk ka mbetur vetëm shoferi por dhe infermierja.