MENU
klinika

Flet Toni Kroos

“Po dështoi Gjermania, asnjë nuk ia del dot”

15.05.2020 - 14:43

Bundesliga do të nisë nesër dhe gjithë dashamirësit e futbollit më në fund do të kenë mundësi të shohin një ndeshje të freskët. Edhe Toni Kroos do të kalojë fundjavën përpara televizionit. Ashtu si gjysma e botës, mesfushori i Real Madridit do të ndjekë rifillimin e Bundesligës, një kampionat në të cilin hodhi hapat e parë në elitë, 12 vite më parë.

Në një intervistë me agjencinë “DPA”, mesfushori shpjegon pse nuk do ta humbasë rifillimin e garës më elitare sportive në Gjermani dhe çfarë do të thotë kjo për kampionatet e tjera në Europë, përfshirë dhe La Liga-n:

“E tillë është përshtypja: nëse gjermanët dështojnë, askush nuk do t’ia dalë e të përfundojë sezonin. Gjermania e ka treguar se ka kontrollin më të mirë, për sa i përket numrit të infeksioneve me Covid-19.

Nëse atje nuk janë në gjendje ta përfundojnë Bundesligën, kush tjetër do ta bëjë diçka të tillë? Për këtë arsye, jam i sigurt që Bundesliga do të jetë pikë referimi për të gjithë, në këtë situatë kur pritet të rifillojnë e të përfundojnë edhe ligat e tjera” – thekson Kroos.

Sa i përket stërvitshmërisë tek ekipi i tij, Kroos shtoi: “Ne po stërvitemi në shtëpi prej një kohe të gjatë. Kuptohet, kemi bërë ato ushtrime që munden nga shtëpia. Ishte një pushim i gjatë, siç ndodh zakonisht në verë, mes dy sezoneve, dhe vjen një kohë kur ia fillon përsëri nga e para”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN