MENU
klinika

Drejtori i ekipit suedez

“Po, Ibrahimovic mund të vijë te ne”

11.05.2020 - 12:00

Zlatan Ibrahimovic mund të luajë në ekipin suedez Hammarby, ku ai është aksioner vetë. Një deklaratë befasuese nga vetë drejtori sportiv i Hammarby-t, Jesper Jansson, i cili flet për të ardhmen shtatlartit të Milanit, që duket se nuk do t’i varë këpucët në gozhdë  edhe për ca kohë.

Jansson lë derën hapur për blerjen e suedezit 38-vjeçar nga Hammarby, klubi ku Zlatan është edhe vetë pronar dhe po stërvitet që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19.

“Është e mundur që Ibrahimovic të vijë te ne. Sidoqoftë, vetëm Zlatan e di të ardhmen e tij. Për momentin nuk ka thënë asgjë në lidhje me klubin e ri. Derisa të jetë 100% i sigurt nuk do të flasë për të ardhmen, por padyshim, ne do ta donim shumë në radhët tona si futbollist” – u shpreh drejtori sportiv i Hammarby-t.

Zlatan Ibrahimovic muajin e fundit është stërvitur rregullisht me Hammarby, një ekip ku zotëron një pjesë të aksioneve si bashkëpronar. Disa javë më parë, Zlatan ishte shprehur për të ardhmen e afërt: “Unë kam një kontratë me Milanin dhe do të kthehem në Itali për të përfunduar sezonin”.

Por vetëm kaq, e ardhmja e tij nuk dihet ende, Ibra të martën maksimumi do të jetë në Milano për të rifilluar stërvitjen me ekipin, ai duket lojtari më në formë, pasi ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore me Hammarbyn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN