MENU
klinika

Përgjigjet mjekja

Po kaloj fazën e paramenopauzës dhe kam tension të lartë. Ç’të bëj?

18.05.2020 - 16:37

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Po kaloj periudhen e paramenopauzës. Jam 47 vjeçe dhe vetëm kur me vijnë menstruacionet, që domethënë një herë në muaj, me ngrihet tensioni duke e shoqëruar me të vjella e marrje mendsh. Kam bërë analiza dhe i del çdo gjë normale. Ju lutem çfarë më këshilloni

Mjekja:  Paramenopauza zgjat 6-12 muaj dhe nuk është shkaktare e tensionit të lartë. Ajo vetëm mund të zbulojë më parë një tension, por jo ta shkaktojë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.