MENU
klinika

Administratorët në hetim

Policia dhe IKMT aksion në Vlorë, 40 mln lekë gjobë subjekteve

29.05.2020 - 07:32

Policia dhe IKMT kanë zhvilluar një aksion në Vlorë për goditjen e krimeve mjedisore, duke ndëshkuar dy subjekte me 40 milionë lekë gjobë.

Sipas policisë, janë gjobitur dy subjekte të impiantit të përpunimit të inerteve, si dhe ka nisur procedimi penal për administratorët e tyre, pasi kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, edhe pse iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Njoftimi i policisë:
Vlorë

Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe gjobiten dy subjekte të tjera për shkelje në zonën e Bunavisë, Vlorë.

Aksioni nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka nisur procedimin penal ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektet në fjalë me masë administrative, në total 4.000.000 lekë të rinj, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konkretisht:

● Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

● Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator V. D. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.