MENU
klinika

Ambasada Amerikane fokuson sërish reformën

“Populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara”

26.05.2020 - 11:55

Ambasada e SHBA-ve ka dalë sot me një deklaratë ku sërish në fokus është reforma në drejtësi. Ambasada amerikane deklaron se SHBA-të mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Sipas ambasadës, reforma në drejtësi, kërkesë e popullit shqiptar duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.

“🇦🇱 | Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën.

kolana e librave

Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.

E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, deklaron ambasada e SHBA.