Dhjetëra qytetarë me mjetet e tyre janë bllokuar në postbllokun e rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan, pasi nuk lejohen të futen në Tiranë.
Mësohet se të vetmit që kalojnë postbllokun janë personat që janë rezidentë Tiranë, ose ata që kanë emergjenca mjekësore. Ndërsa të tjerët janë kthyer mbrapsht, edhe pse kanë pasur autorizime për punë. Po kështu janë bllokuar edhe disa furgona me mallra.
Policia ka vendosur postbllok në këtë aks rrugor që prej ditës së djeshme, me synimin që të shmangeshin grumbullimet në protestën e djeshme.
Urdhri i Ministrisë së Brendshme mesa duket është ende në fuqi, pasi sot do të zvhillohet një tjetër protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar.