MENU
klinika

Shqiptarët dhe italianët bëhen bashkë

Protestë paqësore në Padova për shembjen e Teatrit

31.05.2020 - 16:14

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më parë në Tiranë.

Sipas medias italiane, protesta e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale është mbajtur para Pallatit Moroni në Padova. Oranizatorët qytetarë italianë dhe shqiptarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.

kolana e librave


“Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, një vend pranë Padovas, pranë Italisë u shkatërruar një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezente dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane e arteve.

“Në bashkëpunim me miqtë shqiptarë, duke konsideruar faktin që Puglia është shumë afër Shqipërisë jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë”, tha Presidenti i Shoqatës Pulieze në Padova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Citon thëniet e aktorëve: Të gjithë të lënduarve….

“Mos më kryqëzoni”- Rama në interpelancë për shembjen e Teatrit Kombëtar