MENU
klinika

Policia përpiqet t’i ndalojë

Protestë tek Liqeni Artificial, qytetarët thyejnë me forcë perimetrin

23.05.2020 - 18:42

Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë sot në protestë kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur kondrat e liqenit artificial në fundjavë. Protesta është inicuar nga pegagogu dhe aktivisti, Erion Kristo.

Në hyrje të liqenit ata janë përblallur me një postbllok nga policia bashkiake, por e kanë thyer dhe kanë vijuar protestën.

“Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more tu filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam ujë s’duam vetëm mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni. Po na racionohet ajri ore oooou, ja shikoje popullin, ca më tregoni mua ca kemi bërë ke ligj kemi shkelur.”

Protesta është organizuar sot në rrjetet sociale. Shumë qytetarë që kanë marrë njoftimin kanë marrë pjesë në protestë dhe kanë thyer rregullat e karantinës, duke dalë për xhiro nga Parku i Liqenit.