MENU
klinika

Pritet të startojë më 5 korrik

Protokolli i Formula 1, sa veta do ketë një skuderi

26.05.2020 - 11:44

Formula 1 po bëhet gati të startojë. Na ndan pak më shumë se një muaj nga gara e parë, të paktën sipas kalendarit më të fundit që kanë azhornuar drejtuesit. Një gjë është e sigurt, të gjitha garat e sezonit 2020 të Formula 1 do të zhvillohen pa tifozë për shkak të coronavirus.

Ndërkohë, gradualisht po përfundohet protokolli i garave, që pritet të publikohet brenda kësaj jave. Çdo skuadër do të ketë maksimumi 80 persona dhe kjo do të praktikohet që nga 5 korriku, kur në Austri do të zhvillohet gara e parë dhe me njëherë edhe gara e dytë pas një jave.

Liberty Media, kompania që zotëron kuotat e Formula 1, ka gati protokollin e garave, që do të aplikohet që nga fundjava e parë e korrikut. Nga këta 80 persona, 60 do të jenë mekanikë dhe personel, që do t’u shërbejnë pilotëve. Ndërsa pjesa tjetër, 20 veta, janë personel që ka lidhje me sponsorët, marketingun, sigurinë etj.

Ky protokoll do të zbatohet përgjatë gjithë sezonit. Gjithsesi, nëse situata nga coronavirus do të përmirësohet garat e fundit mund të zhvillohen me tifozë dhe me një numër më të madh personeli të skuadrave.

Ndërkohë, ende nuk është zgjidhur çështja e pistës së Silverstone, teksa Britania e Madhe karantinon për 14 javë ata që vijnë nga jashtë. Një ide e hedhur së fundmi është spostimi në SHBA, ku Trump lejon pjesëmarrësit e eventeve sportive pa karantinë. Nëse këtë e bën edhe Kanadaja, atëherë mendohet që 4 gara të zhvilloheshin në këto dy vende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ish-shoku i skuadrës, Felipe Massa

“Situata e Schumit nuk është e mirë, lutem për të”

Në program 2 gara në Silverstone

Formula 1, peng i Britanisë së Madhe

Pagesat e skuderive për regjistrim

Kalendari i ri i Formula 1, në 3 pista nga 2 gara