MENU
klinika

Vetëm 100 vetë në fushë

Protokolli i Serie A: Harrojeni protestën ndaj gjyqtarit!

21.05.2020 - 10:58

Serie A do të rinisë me një protokoll strikt, ku një ndër rregullat e forta është ndalimi i protestës ndaj gjyqtarit dhe mbajtja e distancës 1.5 metër ndaj tij. 300 vetë do të numri maksimal i personave gjatë një ndeshje, ku 100 do të jenë në fushë dhe nuk do të ketë maskota.

Futbollistët e ekipit pritës mund të vijnë me makinat e tyre në stadium, me atë që kanë shkuar çdo ditë në stërvitje. Ndërsa pjesa tjetër e protokollit është e njëjtë me atë të Bundesligës. Sapo të përfundojë ky sezon, do të nisë menjëherë tjetri, me një ndërprerje të vogël dy javore për të lejuar pak futbollistët të pushojnë.

Është diskutuar edhe për merkaton, që ajo të nisë më 1 shtator dhe të përfundojë më 2 tetor. Megjithatë, nuk është miratuar ende sepse nuk ishte në rendin e ditës. Problem mbetet atyre që u mbaron kontrata më 30 qershor dhe si do të operohet deri në fund të gushtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skenari ekstrem, 12 ekipe për titullin

Serie A mund të rifillojë edhe me “play-off”