MENU
klinika

Sipas shtypit Italian

Pse Bill Gates është shndërruar në ‘mbretin’ e teorive të komplotit

29.05.2020 - 13:34

Është Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe i organizatës filantropike Bill & Melinda Gates Foundations, i cili diktoi lëvizjet globale për të luftuar Covid-19, një protagonist që doli gjatë emergjencës nga koronavirusi dhe që e katapultoi atë në qendër të teorive të ndryshme të ashtuquajtura “komplotiste”.

Sipas mendimit të një pjese të madhe të përdoruesve në internet dhe në mediat sociale, Bill Gates do të përdorë fushatën e vaksinimin masiv kundër koronavirusit për të implantuar mikrochipë tek njerëzit, në mënyrë që ai (ata) të mund t’i kontrollojnë popullatat në botë.

Siç raporton gazeta italiane ‘La Repubblica’, në raportin më të fundit të ‘NewsGuard’ të SHBA të datës 19 maj, Bill Gates përmendet 20 herë në 17 faqe. Kompania, e cila analizon besueshmërinë e faqeve të informacionit në internet, ka identifikuar 16 profile fals në Twitter të ndjekura nga një total prej 616 mijë njerëz që përhapin teori komploti në lidhje me themeluesin e Microsoft. Sipas një studimi të kryer nga ‘New York Times’ dhe ‘Zignal Labs’, Bill Gates është deri tani miliarderi më i urryer nga “teoricienët e konspiracionit” në të gjithë botën, përfshirë ndjekësit e lëvizjes QAnon.

Sikur të mos mjaftonte kjo, sipas një studimi të ri të fundit të ‘Yahoo News –YouGov’, 44% e të anketuarve besojnë se Bill Gates po planifikon të përdorë fushatën e vaksinimit masiv si një pretekst për të implantuar mikrocipe në miliarda njerëz dhe të monitorojë lëvizjet e tyre.

Prillin e kaluar edhe Robert F. Kennedy Jr, avokat, ambientalist dhe nip i ish-presidentit John F. Kennedy, botoi një dokument shumë të ashpër kundër Gates, në të cilin ai thotë: “obsesioni i Gates me vaksinat duket i nxitur nga bindja e tij mesianike se është urdhëruar për të shpëtuar botën me teknologji dhe ai është I prirur ti besoj vetes se është inferior ndaj qenieve të tjera njerëzore, si të ishte perëndi”.

Bill Gates, midis teorive të komplotit dhe profecive kureshtare

Për të shkaktuar një seri spekulimesh të pafundme për themeluesin e Microsoft dhe aktivitetet e tij “filantropike”, ka mjaftuar një fjalim i Gates në vitin 2015 ku ai paralajmëroi një pandemi si kjo e shkaktuar nga Covid-19.

Siç raporton ‘Corriere della Sera’, Gates shpjegoi se, në një botë që kishte investuar shumë në armë dhe pak në luftën kundër viruseve, një pandemi e supozuar nga koronavirusi mund të vrasë më shumë njerëz sesa një luftë.

“Nëse ndonjë gjë vret 10 milion njerëz në dekadat e ardhshme,” vëzhgoi themeluesi i Microsoft, “ka më shumë të ngjarë të jetë një koronavirus shumë ngjitës se sa një luftë. Jo raketat, por mikrobet “. Gates gjithashtu theksoi se “ne kemi investuar shumë pak në një sistem që mund të ndalojë epidemitë. Ne nuk jemi gati për epideminë tjetër ”.

Në një intervistë me ‘Corriere della Sera’ në vitin 2016, Gates ngriti dozën, duke sqaruar se “nëse duhet të mendoj se çfarë do jetë diçka që do ta destabilizojë apo shkatërrojë botën, do jetë ndonjë epidemi e aftë për të vrarë deri dhjetë milion njerëz. Kjo është perspektiva më e rrezikshme që unë shoh”.

Një çështje kotësie dhe fuqie…

Nëse teoritë e komplotit janë për tu keqardhur, është po aq e vërtetë që nuk mund të jetë thjesht ‘të gabuara’ apo ‘sipërfaqësore dhe filantropike’ mania e Gates në sektorin e shëndetësisë.

Siç shpjegon shkencëtari politik Francis Fukuyama, ajo që duan miliarderët si Gates nuk është vetëm të zotërojnë shtëpi, anije dhe aeroplan, aq shumë deri sa të humbasin numërimin e tyre. Ata duan më shumë: të zotërojnë koleksionin më të madh të pikturave nga Francis Bacon. “Ajo që miliarderët kërkojnë – thotë Fukuyama në librin e tij të fundit ‘Identità’ i botuar nga Utet – nuk është një nivel i pasurisë absolute, por një pozitë epërsie në krahasim me miliarderët e tjerë”.

Një ndjenjë kotësie që e ka bërë që Bill Gates të bëhet, në këtë fushë, falë pasurisë së tij të jashtëzakonshme, shumë më të fuqishëm sesa shtetet dhe kombet.

Në vitin 1996 Bill Gates u martua me gruan e tij Melinda dhe në vitin 2000 ata themeluan së bashku fondacionin Bill & Melinda Gates, i cili me një pasuri prej 50.7 miliardë dollarë konsiderohet sot fondacioni më i madh në botë.

Siç vëren ‘La Verità’, organizata është bërë aq e fuqishme dhe me ndikim sa që përcakton edhe axhendat në fushën e kujdesit shëndetësor (dhe më gjerë) në të gjithë botën. Ky ndikim i madh buron nga fakti se gati një e treta e 54 miliardë dollarëve të shpenzuar në 20 vitet e fundit ka rrjedhur nga Fondacioni Shëndetësorë. Në vitin 1999, Gates dhuroi 750 milion dollarë për të filluar Gavi, aleanca botërore për vaksinat, deri më tani në total 4 miliardë. Në vitin 2018, fondacioni ishte huadhënësi me 540 milion, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Në këtë fushë, në fakt, organizimi i milionerit është më i fuqishëm se shumë shtete.

“Mjeku më i fuqishëm në botë”

Përtej vaksinimeve masive, mikrocipeve dhe lehtësive të tjera, është e qartë se njeriu më i pasur në planet mund të bëhet gjithashtu një nga autoritetet më të fuqishme shëndetësore. Siç shpjegon ‘Politico’, në dhjetë vitet e fundit, njeriu më i pasur në botë është bërë dhuruesi i dytë i Organizatës Botërore të Shëndetit. Kjo bujari i lejon atij të ketë një ndikim të madh në agjencinë e OKB-së, e cila gjithashtu mund të rritet nëse SHBA shkurton fondet e OBSH-së siç ka premtuar presidenti Trump.

“Rezultati – shkruan revista Politico- është se përparësitë e Gates janë bërë edhe ato të OBSH-së. Në vend që të përqëndrohet në forcimin e kujdesit shëndetësor në vendet e varfra – e cila do të ndihmojë të përmbahen shpërthime në të ardhmen siç është epidemia e Ebola – agjensia harxhon një sasi disproporcionale të burimeve të saj në projekte që preferon Gates, siç është përpjekja për të zhdukur poliomielitin”. “Ai trajtohet si një kryetar shteti, jo vetëm në OBSH, por edhe në G20,” shpjegon një përfaqësues i një OJQ-je me bazë në Gjenevë në lidhje me themeluesin e Microsoft.

Qysh në një dekadë më parë, kur Gates filloi të investonte burime masive për zhdukjen e malaries, zyrtarët e lartë të Organizatës Botërore të Shëndetit – përfshirë drejtorin e programitkundër malarjes i OBSH- ngritën shqetësime se fondacioni “shtrembëroi” përparësitë e institucionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Vaksina do të jetë gati në…’

Bill Gates bën premtimin e madh

Nga Bill Gates tek LeBron James

Kush janë 10 aksionerët më të famshëm?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin