MENU
klinika

Pyetja-një-milion-dollarëshe!

Pse u shemb natën? Veliaj: Me rrezik. I pamundur rikonstruksioni

18.05.2020 - 12:18

        Kryebashkiaku Erion Veliaj, po flet sot në Këshillin Bashkiak, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj, sqaroi pse teatri nuk u rikonstruktua dhe arsyen pse u shemb natën.

Ai u shpreh se, ndërtesa ishte primitive dhe e degraduar, ndaj nuk mund të rikonstruktohej kurrë me teknologjinë e sotme. Ndërsa, faktit pse u shemb natën, Veliaj iu përgjigj se ishte e rrezikshme që godina të prishej ditën.

Pyetje: Pse nuk i rikonstruktua godina e Teatrit Kombëtar?
Veliaj: Me shteresat që kishte pasur ndër vite, nuk kishte ku të shkonte më tej, ku të zgjerohej. Nuk ekziston më teknologjia e tallazhit, nuk mund të rikonstruktohej me teknologjinë e sotme, ajo gjë aq primitive dhe e degraduar.

kolana e librave

Edhe nëse do të rindërtohej, do të duhej ta hidhnim poshtë ndërtesën dhe ta ndërtonim nga fillimi. Por, nuk kishim asnjë gur të fortë që i kishte bërë ballë kohës, i bie të ruanim copa tallashi dhe fije shkrepëseje. Teatri i ri, do ta pasurojë zonën. Godina nuk kishte vlerë. Edhe vetë opozita, kur ishte në pushtet e nxori të pavlerë. Fakti që në 70 vjet, nuk erdhi kurrë një trupë e huaj të performojë do të thotë se nuk i përmbante kurrë, cilësitë dhe vlerën për të qenë një vend modern.

Pyetje: Pse u prish natën?
Veliaj: Konflikti mbi Teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam që do të ishte e rrezikshme për artistët, nëse do të prishej në çdo moment tjetër të ditës. Unë kam përjetuar 21 janarin, kur Saliu të vriste ditën. Për të respektuar vendimin e shumicës, zgjodhëm momentin kur mund të respektohej me riskun më të vogël. Kjo është arsyeja që ndërhymë në atë orë dhe më vjen mirë, që nuk patëm të lënduar.

Pyetje: Pse nuk u bë referendum?
Veliaj: Sepse nuk kërkoi kurrë, askush, referendum.