Punonjës së impiantit të bitumit të lëngshëm janë ngritur në protestë ditën e sotme sot në Vlorë përpara rafinerisë së ARMO-s në Plazhin e vjetër.
Ata kanë që në vitin 2016 pa marr asnjë rrogë, sado që rafineria është privatizuar disa herë.
Gjithsej janë 58 rroga pa marrë deri ditën e sotme, kur është mbyllur edhe derën e impiantit duke mos i lejuar të punojnë.
Punonjësit shprehen se kanë dërguar edhe listat me emrat që kanë aplikuar për pagën e luftës, por nuk kanë marr asnjë përgjigje.
Prej 32 personave,17 e përfitojnë pagën e luftës pasi pjesa tjetër është aktualisht në moshë pensioni.
Impianti i bitumit të lëngshëm në Vlorë është në varësi tashmë të ministrisë së Energjetikës.
Punonjësit kanë fituar disa çështje gjyqësore të fituara, për më tepër kanë edhe shkresë edhe nga kryetari i Kuvendit, siç shprehen ata vetë, për të marr pagat, por ende për nuk kanë asnjë përgjigje për këtë çështje