MENU
klinika

Disa të shoqëruar nga policia

Punonjësit e fasonerisë në Kuçovë protestë për “pagën e luftës”

08.05.2020 - 09:26

Punonjësit e fasonerisë nga qyteti i Kuçovës janë mbledhur sot të gjithë bashkë dhe janë nisur që herët në mëngjes nga qyteti i Kuçovës për të protestuar për të dytën ditë radhazi përpara Drejtorisë së Tatim-Taksave Berat. Për shkak të mungesës së mjeteve urbane dhe autobuzave, ata e kanë përshkruar qytetin e Beratit në këmbë por janë ndaluar nga policia në afërsi të Urës së Varur.

Pas shumë debateve me forcat e policisë,që shoqëruan në polici disa prej protestuesve,të tjerët mundën të shkojnë t’i bashkohen protetsës. Një përfaqësi e punonjësve të këtij biznesi që prodhon çanta në qytetin e Kuçovës kanë protestuar edhe dje përpara Drejtorisë së Tatimeve. Shkak për këtë protestë është bërë mos-pagimi i “pagave të luftës” për 159 punonjësit e kësaj ndërmarrjeje që me vendim të qeverisë është mbyllur në datën 9 Prill.

Protestuesit shprehen se,fasoneria ku ata punojnë ka 159 punëtorë dhe të gjithë janë të siguruar por askush nuk ka marrë “pagën e luftës”. Protestuesit kërkojnë tu kalohet menjëherë kjo pagë që u është premtuar nga kryeministri dhe të mos tallen me djersën e tyre. Punonjësit kanë deklaruar se, në qoftë se nuk u kalon “paga e luftës” siç u është premtuar ata do të përshkallëzojnë protestat e tyre,deri në grevë urie.

Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 159 punëtorë dhe për shkak të situatës së rënduar nga pandemia e virusit Covid-19, ky biznes është mbyllur në 9 Prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Naftëtarët e Ballshit në protestë

“Na jep lekët ose bllokojmë autostradën!”

Fasonët e tregtarët në protestë

“Ose pagën e luftës, ose të rihapen tregjet”


"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese