MENU
klinika

Vendimi zyrtar

Qeveria italiane hap dritën jeshile për Serie A

19.05.2020 - 19:51

Më në fund Qeveria Italiane ka dhënë dritën jeshile për futbollin. Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka njoftuar se skuadrat italiane mund të rikthehen në stërvitjet në grup, ndërkohë vendimi për rifillimin e kampionatit do të merret në takimin që do të mbahet në datë 28 maj.

Një tjetër lajm i rëndësishëm është arritja e marrëveshjes në lidhje me se çfarë ndodh nëse del një futbollist i infektuar. Sipas marrëveshjes, nuk do të ketë izolim të gjithë skuadrës, por vetëm të individit të prekur.

“Është një lajm shumë i mirë që do të rifillojnë stërvitjet. Një vlerësim i kujdesshëm është ndërmarrë dhe federata ka rishikuar propozimet e para. Është bërë sqarim  edhe për kohëzgjatjen e karantinës dhe izolimin e lojtarëve që mund të dalin pozitivë. Kemi rënë dakord në lidhje me karantinën, sepse situata është përmirësuar dhe na lejoi të rishikojmë rregullat,” – tha Spadafora për “Rai Sport”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skenari ekstrem, 12 ekipe për titullin

Serie A mund të rifillojë edhe me “play-off”