29.05.2020 - 07:58
Konfirmohet rasti i parë me Covid 19, në Sarandë. Gazetarja e “Panorama” bën me dije se bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë.
Prej 7 muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.
Bluzat e bardha si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.
Saranda ka qenë një nga zonat më te qeta në gjithë këtë periudhë të ankthshme të koronavirusit në vend.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Qëndrim në kundërshtin me rregullat shengen
Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të COVID 19
Nuk respektuan distancën
100 mijë lekë gjobë, 4 lokaleve në Gjirokastër
Shpërndahen broshura sensibilizuese