MENU
klinika

"Reforma po përparon, anëtarët do marrin...."

Reagon ambasadorja e SHBA pas mbledhjes së Këshillit Politik

28.05.2020 - 20:58

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pak pas përfundimit të tryezës së Këshillit Politik.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ diplomatja amerikane theksoi se i vjen mirë që ky Këshill po përparon, ndërsa vlerësoi faktin se palët po vendosin për të ardhmen e Shqipërisë.

“Më vjen mirë që dëgjojë se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po përparon shumë. Kam takuar të gjithë anëtarët Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që keni vendosur të ardhmen përpara”, shkruan Yuri Kim.