MENU
klinika

"Receta e mamit"

Receta e thjeshtë që do ju bëjë t’i shijoni pafund patatet e pjekura

24.05.2020 - 11:32

Persona: 4

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 1 orë e 5 minuta

kolana e librave

INGREDIENTËT
4 patate rustike
½ gotë ujë i ngrohtë
2 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle vaj luledielli

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë.
  2. Patatet i lani mirë dhe i shponi me ndihmën e një piruni.
  3. Në një enë përzieni ujin me kripë. Lagni të gjitha patatet me këtë ujë.
  4. Me ndihmën e një furçeje lyeni secilën patate me vaj nga të gjitha anët.
  5. I radhisni njëra pas tjetrës në një tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 10 minuta.
  6. Sipas dëshirës mund ta hapni në sipërfaqe pataten duke e prerë me thikë nga lartë.