MENU
klinika

Zbulon vendin e famshëm që ka zgjedhur të jetojë

Renato Mekolli do largohet nga Shqipëria

27.05.2020 - 07:52

Renato Mekolli ka vendosur që të largohet nga Shqipëria dhe situata në të cilën ndodhemi për shkak të Covid-19 ka ndikuar akoma më shumë në këtë vendim.

I ftuar tek “Ilva Now”, ai u shpreh se është shumë i zhgënjyer nga masat e qeverisë dhe shtoi se nuk ka asnjë mbështetje nga shteti për biznesin e tij.

“Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë. Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurde. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”, tha Mekolli.