MENU
klinika

Procesi pritet të jetë i gjatë dhe i vështirë

Restaurohet kalaja në Durrës: Kulla C u dëmtua nga tërmeti

31.05.2020 - 16:50

Brenda dy vitesh kulla e dëmtuar në kalanë e Durrësit do të kthehet siç ishte më parë. Tashmë ka nisur restaurimi me fondet e Suedisë, ndërsa në fazën e dytë projekti do të realizohet me mbështetjen e SHBA.

Kulla C e kalasë së Durrësit e rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit do të ngrihet sërish! 6 muaj pas dëmtimit, kanë nisur ndërhyrjet restauruese. Aktualisht puna është në fazën e parë e një procesi që pritet të jetë i gjatë por edhe i vështirë.

”Ne po bëjmë spostimin e materialeve, do pastrohet hapësira dhe do përgatitet projekti i saktë i ndërhyrjes”, tha inxhinieri zbatues.

Ndërhyrja e parë dhe konsolidimi i monumentit janë financuar nga qeveria suedeze.

Faza e tretë që është edhe më e kushtueshmja mësohet se do të mbështetet Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë akorduar 800 mijë Dollarë për restuarimin e monumenteve të dëmtuara në Durrës, Preze e Krujë.

Kalaja e Durrësit vlerësohet të jetë ndërtuar në shekujt 5 dhe 6 të erës sonë nga perandori bizantin Anastasi, me origjinë nga ky qytet.

Ajo u shkatërrua dhe rindërtua pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273, duke u shndërruar në dëshmitare e historisë së Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kantieret e kulturës në Gjirokastër

Përmet/ Restaurohet Ura e Katiut

Instituti i Monumenteve të Kulturës

Apoloni/ Restaurohet mozaiku ‘Shtëpia e Athinasë’