MENU
klinika

"Më duket si dje kur dridhesha…"

Rihanna kujton me nostalgji fillimin e karrierës 15 vite më parë

25.05.2020 - 10:56

Kanë kaluar plot 15 vite që nga dita kur bota u mahnit nga Rihanna-n, e cila shumë shpejt do të kthehej në yllin e muzikës pop.

Më 24 maj të 2005-ës, Rihanna publikoi këngën e saj të parë, “Pon de Replay” që të gjithë e kanë mesuar përmendësh edhe sot.

Që nga ai moment, Riri u kthye në një prej artisteve më të dashura për njerëzit jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin dhe natyrën e saj të veçantë.

“15 vite Rihanna! Faleminderit për gjithë dashurinë. Kjo duket çmenduri! Më duket si dje kur dridhesha në korridoret e kompanise muzikore Def Jam, teksa prisja për audicionin tim për Jay. Gjithçka nisi nga “Pon de Replay…15 vite më vonë dhe unë jam ende këtu, Zoti më la të jem mes jush, ju që më keni mbështetur, më keni dashur dhe më keni toleruar, prandaj do të jemi gjithnjë të lidhur bashkë me njëri tjetrin…”- shkruan Rihanna në Instastorin e saj.