MENU
klinika

Kontaktet e një të moshuare të shtruar në Tiranë

Rikthehet Covid-19 në Mat, 6 raste të reja

29.05.2020 - 09:40

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.

Burime pranë NjKVSH Mat thonë se këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë, e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tamponë për analiza, nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitivë. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19.

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?