MENU
klinika

Një tjetër pacient transportohet tek Infektivi

Rikthehet koronavirusi te “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë pacientja 80-vjeçare

30.05.2020 - 11:59

Dy javë pas rikthimit në normalitet, në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë zbuluar dy raste të reja me Covid-19. Bëhet fjalë për dy pacientë të shtruar, një prej të cilëve, një grua 80-vjecare ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së enjte.

Rastet nuk janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, pasi në buletinin e përditësuar të 24 orëve të fundit, ministria thotë se janë 23 raste të reja me Covid, prej tyre 2 punonjës personel mjekësor, por nuk përmendet asnjë rast vdekjeje nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe as transferimi i një prej pacientëve në shërbimin Infektiv.

Burime të besueshme nga Sanatoriumi bëjnë me dije se 80-vjeçarja ka qenë shtruar për një periudhë të gjatë në shërbimin e sëmundjeve interne dhe ka dalë nga ky spital 10 ditë më parë.

Por, një javë më pas gruaja është rikthyer sërish për të njëjtën sëmundje të diagnostikuar më herët; fibrozë në mushkëri, këtë herë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas rikthimit në normalitet. Gjendja shëndetësore e 80-vjeçares ka qenë tejet e rënduar dhe pas 24 orëve ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e të enjtes.

Askush nga mjekët nuk ka qenë në dijeni se gruaja vuante edhe nga Covid-19, derisa analiza e tamponit doli pozitive. Ndërkohë, rasti i dytë i zbuluar me Sars Cov2 në të njëjtin spital, një pacient i shtruar në pavion, është transferuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore